Operacioni “Dritarja”, prokuroria jep detaje: 3 persona janë arrestuar, 1 është në arrati

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 1 Maj, 2025

Komente


Operacioni “Dritarja”, prokuroria jep detaje: 3 persona janë arrestuar, 1 është në arrati

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është ende në arrati pas një aksioni policor të zhvilluar në lagjen Tophane të Prishtinës, në kuadër të hetimeve për shpërndarje të narkotikëve.

Operacioni u realizua nga Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Departamentin për Krime të Rënda. 

Prokuroria përmes një njoftimi ka bërë të ditur se të arrestuarit dyshohen për përfshirje në veprat penale “blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve” si dhe “posedimi i paautorizuar i substancave psikotrope ose analoge”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 

Gjatë bastisjes në rrugën “Vatra” janë sekuestruar prova të shumta materiale, përfshirë: 

  • Një sasi e narkotikut të dyshuar për Kokainë me peshë 4.9 gram. 
  • Një sasi e parave të valutave të huaja. 
  • Peshore të vogël digjitale për matje të peshave të vogla me mbetje narkotikut. 
  • 17 qese të vogla me narkotikë të dyshuar të llojit 
  • Kokainë me peshë tëpërgjithshme prej 4.4 gram. 
  • 2 qese me narkotikë të dyshuar të llojit Kokainë me peshë të përgjithshme 45.9 gram. 
  • 7 qese me narkotik të dyshuar të llojit Kokainë me peshë përgjithshme 1.7 gram. 
  • 2 telefona celular njëri i tipit Iphone 16 dhe një i tipit Samsung . 
  • 3 qese me narkotik të dyshuar të llojit Kokainë me peshë totale 10.8 gram. 
  • 9-të fishek. 

Autoritetet theksojnë se hetimet janë ende në vijim dhe po punohet për arrestimin e personit të katërt të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati. Ndërkohë, Prokurori i çështjes pritet të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për të arrestuarit. 

Ky aksion vjen në kuadër të përpjekjeve të intensifikuara të institucioneve të drejtësisë për të luftuar trafikimin dhe shpërndarjen e narkotikëve në kryeqytet dhe më gjerë.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj